.

Simptomat e Covid/ Del aplikacioni gjurmues

Një aplikacion për gjurmimin e simptomave të koronavirusit arrin të parashikojë edhe vatrat e ardhshme të shpërthimit të sëmundjes. Një rritje e rasteve në Leicester çoi në bllokimin e parë lokal në Mbretërinë e Bashkuar, ku shkollat e u mbyllën dhe pub-et e restorantet nuk u lejuan të rihapen këtë fundjavë.

Tani shkencëtarët në King’s College London paralajmërojnë se edhe tre zona të tjera, Dudley, Wolverhampton dhe Walsall mund të shkojnë në të njëjtin drejtim. Modeli i ri i aplikacionit ekzistues të gjurmimit të simptomave, vlerëson numrin e rasteve bazuar në të dhënat e 3.7 milion përdoruesve.Studiuesit, të cilët janë duke punuar së bashku me kompaninë teknologjike të shëndetit ZOE, thonë se ky model mund të zbulojë zona ku ka një prevalencë të koronavirusit më të lartë se ato fqinje, dhe me shumë gjasa ndihmoi të diktoheshin më shumë infektime.