.

Replikat në Kuvend/ Përmeti: Është tallje, na sillni 15 ligje dhe kemi 2 minuta kohë të flasim. Ruçi: Po veprojmë si vendet e tjera

Deputeti Andi Përmeti  në seancën e sotme plenare, i kërkoi Gramoz Ruçit që të lejojë rikthimin e diskutimeve normale në Kuvend për çdo ligj, pasi situata e fatkeqësisë natyrore përfundoi. Përmeti i theksoi Ruçit se deputetët kanë shumë pak kohë për të folur, ndërkohë që për diskutim janë nga 15 ligjje për senancë. Kreu i Kuvendit iu përgjigj se seancat do të vijojnë në këtë mënyrë, pasi disa akte normative janë ende në fuqi.

Andi Përmeti: Për procedure. Sot ne jemi 9 ditë mbasi është mbyllur gjendja e jashtezakonshme dhe përsëri nuk kemi të drejtën e fjalës në parlament. Ju sillni nga 15 ligje për të votuar çdo seancë dhe ne kemi të drejtë të flasim 2 minuta gjithsej, pra diku te 8 sek për ligj. Kjo është tallje. Unë e kuptoj situatën e vështirë të shkaktuar nga Covid, mirëkuptoj edhe mbledhjet online të komisioneve sepse ruajmë distancimin fizik por ne këtu mblidhemi rreth 140 frymë në nje sallë dhe qëndrojme 4 orë, ka raste degjojmë 1 ore e gjysëm Ramën, ka raste rrimë edhe me shume se 4 orë. Pra ne jemi ketu, me njeri tjetrin. Nëse ju mendoni që një orë ose 2 orë me shumë në këtë sallë mbasi kemi ndenjur 4 ore mund të sjell shpëtimin nga Covid, une ju mirëkuptoj, por une nuk e besoj. Sfidoj publikisht, të dal një mjek dhe të të thote po qëndore 4 ore rrezik s’ka, po qëndrove 5 ose 6 ka rrezik. Pra t’i rrikthejme parlamentit debatin sepse eshte nevojshmeri dhe ju vet si kryetar parlamenti duhet ti jepni rëndesine e debatit kësaj salle se pa të, kjo sallë vetem me ngritje kartoni nuk ndryshon shume nga ajo e para 90.

Gramoz Ruçi: E keni absolutisht gabim retorikën tuaj. Unë të respektoj se jemi pjesë e kësja salle. Por respektoj më shumë ekspertët. Parlamenti i Shqipërisë nuk bën asgjë më pak se parlamentet e vendeve homologe. Vërtetë ka rënë gjendja e jashtëzakonshme, por disa akte normative janë në fuqi. Ju jetoni këtu në Shqipëri, numri i të infektuarve është rritur. Shembull më të mirë jeni ne, që nuk është as koha as momenti që të shkujdesemi nga masa. Duke shpërdorurar fjalën ne japim shembullin më të keq.