.

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 36-vjeçarja vetëhidhet nga kati i pestë, ndërron jetë në vend


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë.

Një 36 vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati, duke ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Aleksandri i Madh” është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit, shtetësja M.Ll., 36 vjeçe, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .