.

Koronavirusi/ Rritet numri i infeksioneve të reja dhe i viktimave në Itali


Për të katërtën ditë radhazi Italia ka shënuar një rritje në numrin e rasteve të reja.

Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 201 të sëmurë, ndërsa dje të infektuar ishin 187 persona, ku numri total i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 240.961
Po ashtu është rritur edhe numri i viktimave në 24 orët e fundit, ku 30 persona humbën jetën, ndërsa dje 21 persona humbën betejën me virusin vdekjeprurës.

Ndërkohë që është ulur numri i personave të shëruar, ku sot 366 persona lanë spitalin, kundrejt 469 dje.