.

Gjiknuri dorëzoi në Kuvend draftin e Zgjedhores, Murrizi: Ndaleni këtë pazar, nga opozita nuk do merrni asnjë votë. Çorbën do ua hedhim në fytyrë

Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në seancë plenare. Murrizi tha si ai draft është një pazar kundër vullnetit të mbi 85% të qytetarëve.

“Nga njoftimet e juaja në mënyrë të njëanëshme pa u mbledhur Komisioni i Reformës Zgjedhore është dorëzuar një draft i fshehtë. Zoti Balla, ti bashkë me Ramën mos tu shkojë mendja se do kaloni ndonjë ligj për trafikimin e votës dhe të vijoni me këtë çorbë dijeni se do ua hedhin shqiptarët në fytyrë. Lereni këto, se nuk do merrni asnjë votë nga ne. Ndalni pazarin e pistë kundër vullnetit të mbi 85% të qytetarëve shqiptarëve”, tha Murrizi.