.

Bilanc tragjik në Maqedoninë e Veriut, 13 viktima dhe 173 raste të reja me COVID-19

Shifra alarmante nga vendi fqinj. 13 pacientë kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Prej 1653 testimeve të realizuara në 24 orë, 173 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas statistikave janë regjistruar 150 pacientë të rikuperuar pas infektimit me koronavirus në 24 orë.

Numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 tashmë shkon në 6225, prej të cilëve 2748 pacientë janë shëruar kurse 319 pacientë kanë ndërruar jetë.

Për momentin ka 3558 raste aktive me koronavirusin e ri në këtë vend.