.

Bardhi i përmendi Ruçit përgjegjësitë, ironizon Balla: Kishte dalë një Gazment apo Gazmir…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas thirrjes së demokratit Gazment Bardhi për kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Demokrati i kërkon Ruçit të ushtrojë përgjegjësinë si kryetar i Kuvendit dhe të përfshijë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të radhës, ndërsa Balla e ka ironizuar.

Numri dy i socialistëve deklaron se Kuvendi ka rregulla, afate dhe kalendar, ndërsa thekson se ata do t’i përmbahen marrëveshjes dhe gjithashtu do të zbatojnë edhe rregullat e Kuvendit.

“Kishte dalë një Gazment apo Gazmir Bardhi, si e ka që kishte thënë se Kuvendit të miratojë menjëherë draftin e Këshillit Politik. Por dua t’i them këtij që në Kuvend ka rregulla, ka afate dhe kalendar për miratimin e ligjeve. Ne i përmbahemi marrëveshjes dhe zbatojmë rregullat në Kuvend”, tha Balla.