.

Tentoi të pastronte provat në lokalin e tij, pas plagosjes së një personi, arrestohet i riu në Elbasan

Një 25-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për prishjen e provave në vendin e ngjarjes pasi kundërshtoi me dhunë policët që e kishin ndaluar.

I arrestuari është R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan. Ky i fundit në lokalin në pronësi të tij ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të prishte vendin e ngjarjes dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme, vihet në pranga 25-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lokalin në pronësi të tij, ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.