.

Nis heqja e kioskave të paligjshme në Shëngjin

Në Shëngjin ka nisur heqja e kioskave të paligjshme. Aksioni nisi në orët e para të mëngjesit dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Burime për abcnews.al treguan se bizneset janë lajmëruar më herët nga Bashkia e Lezhës që të hiqnin kioskat në mënyrë vullnetare. Por jo të gjithë e kanë respektuar këtë kërkesë. Për këtë arsye, IKMT dhe policia bashkiake ka ndërhyre vetë këtë të mërkurë.