.

Une s’do e bojkotoj patriotin helen Arian Çani

Nga Kreshnik Spahiu
Unë e njoh dy herë Arian Çanin.
Arianin në kamera dhe Arianin në jetë.
S’kanë aspak lidhje me njëri-tjetrin.
Arian Çani në jetë është një burrë familjar, gjë e cila s’ka aspak lidhje me gojën e çthurrur që përdor me femrat tallava në Zonë e Lirë.
Ariani thjesht luan rolin e tij me shumë profesionalizēm:
Ariani në kamera është artist.
Ariani në jetë është idealist.
Ariani në kamera është banal.
Ariani në jetë është i edukuar.
Ariani në kamera është provokator.
Ariani në jetë është bashkpuntor.
Ariani në kamera është ironik.
Ariani në jetë është komunikues.
Ariani në kamera është feminist.
Ariani në jetë është super familjar.
Ariani në kamera është gjysëm i çmendur
Ariani në jetë është intelektuali i mençur

Këto ditë rrjetet sociale janë përfshirë me thirrjet: “Bojkotoni Arian Çanin”
Populli qenka indinjuar sepse Ariani tha që: “Ballkani paska qen helen”.
Ne çdo ditë dëgjojmë analiza pa fund:
– Ballkani ka qen Ilir
– Ballkani ka qen romak
– Ballkani ka qen Bizantin
– Ballkani ka qen sllav
– Ballkani ka qen osman
– Ballkani është multi-etnik.

Nuk është faji Arian Çanit që 90% e qyteteve tona s’janë emra shqiptare por sllav, nga Velipoja deri në Pogradec

Arian Çani ashtu mendon të hap sa më shumë debat.
Ndoshta Arian Çani atë bindje ka. Arian Çani është gjysëm minoritar dhe e do Greqinë e gjyshes së tij, aq sa do Shqipërinë e gjyshit.
Detyra jonë është të bindim Arianin dhe çdo patriot grek që Shqipëria është më e lashtë dhe më historike se Greqia.
Por edhe nëse nuk e bindim Arianin, na duhet të bindim shqiptarët që të jenë po aq patriot sa grekët.
Ata e duan gjakun dhe origjinën helene disa herë se ne shqiptarët që çdo ditë po i largohemi genit Ilir.
Prandaj unë e respektoj dhe e çmoj patriotizmin e Arian Çanit në të dyja rastet.
Kur mbron Greqinë apo Shqipërinë.
Unë do e shikoj me admirim çdo të premte, arenën e tij të lirë ku ai arbitron opozitarizmin, patriotizmin apo nacionalizmin e të gjitha ngjyrave.
Ne shqiptarët duhet bëhemi aq patriot sa grekët, gjermanët, rusët, amerikanët, turqit etj.
Mua vërtet më mungon ajo fushë.
Një ditë, nëse do kthehesha në Shqipëri, atje do vrapoja i pari për tu ndeshur dhe përleshur jo me Arianin që pija kafe çdo mëngjes, por me Arianin e së premtes mbrëma për t’i treguar që Ballkani ka qënë dhe do bëhet kuqezi.