.

Rama fillon “turin” e takimeve në Prishtinë, i shoqëruar nga Cakaj e nis me Fatmir Limajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka filluar këtë mesditë turin e takimeve në Prishtinë. Të parit i ka shkuar në zyrë Fatmir Limajt të Nismës Socialdemokrate i cili është pjesë e qeverisë aktuale në Kosovë.
Duket se Rama shoqërohet nga ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në këtë takim. Vizita e Ramës në Prishtinë vjen fill pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria Speciale e Hagës, ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për rreth 100 vrasje gjatë luftës me Serbinë.
Rama pritet të takohet me Avdullah Hotin më pas, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe Hashim Thaçin.