.

“Ky është çmimi i lirisë së Kosovës”, Thaçi i drejtohet qytetarëve me një mesazh prekës: Gabime mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një deklaratë publike pas akuzave ndaj tij për krime lufte, tha se gjatë karrierës, gabime mund të ketë bërë, por krime lufte asnjëherë.

Thaçi tha se nëse koha do të kthehej sërish, prapë do ta luftonte regjimin gjakatar të Slobodan Milloshevit.

“Kam nderin e madh të ushtrimiti të detyrës së presidentit të Kosovës së lirë dhe demokratike. Zemra ime është e lënduar, por jo dhe e thyer. Gjaku im është i nxehur, por ii pastër dhe i njëhtësuar me ata që dhanë jetën në luftën e UCK, është i njëjtë me ata që më kanë mbështetur dhe me gjakun e atyre që më kanë gjykuar. Ndihem sot i çliruar nga brengat politike. Jemi të gjithë bij dhe bija të kësaj toke dhe të gjithë duam më të mirën për Kosovën. Por politika i ka dhe këto, mua tashmë më janë kujtuar ata që dhanë jetën për lirinë, nga koha kur isha djalë idealiste deri tani që jam me flokë të bardha.

Nuk më është dridhur qerpiku për procesin e ashtuquajtur krime lufte. E kam ditur se ne si UCK do të paguanim gjithçka për lirinë që ia dhamë Kosovën. Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo krim që ka ndodhur. Shumë kanë dalë mbi akuzat monstruoze. E njëjta gjë do ndodhë edhe me me vëllain tim jo të gjaklut Kadri Veselit. Gabime edhe mund të kem bërë, por krime lufte jo. Nëse do të kthesha pas, do t’ia ktheja plumbin Sllobondan Milloshevit”, tha Thaçi./bw