.

Koronavirusi/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në Itali

Vijon të bjerë numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 126 raste të reja, më pak nga dje, ku të sëmurë ishin 174, duke e çuar numrin total të rasteve të përgjithshme në 240,436.

Po ashtu rënie ka shënuar edhe numri i viktimave, ku sot 6 persona humbën jetën, ndërsa dje u regjistruan 22 viktima.Numri total i viktimave në vendin fqinjë ka shkuar në 34744.