.

Dy aksidente brenda një kohe të shkurtër në Tiranë, përfundojnë në spital 3 vetë (FOTO)


Dy aksidente kanë ndodhur sot në kryeqytet në një hark kohor të shkurtër. Aksidenti i parë u regjistrua në zonën e Astirit ku një motor u përplas me një makinë. Si pasojë u dërguan në spital dy persona.


Një tjetër incident ndodhi në zonën e Vaqarrit, ku u vetëdëmtua një person pasi humbi kontrollin e motorrit.

Më datë 29.06.2020, rreth orës 16:15, në afersi të Ish-doganës, janë përfshirë në aksident mjetet me drejtues shtetasit N.P., J.P., si dhe mjeti motorr me drejtues M.K dhe pasagjer K.A., të cilët kanë mbetur të dëmtuar, dhe u dërguan menjeherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 29.06.2020, rreth orës 17:50, në Vaqarr, motorri me drejtues E.H., ka humbur kontrollin, ku për pasojë është vetëdëmtuar,i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./gazetashqip