.

“Do keni një dashuri të fshehtë që mund t’ju…”- Astrologia Meri Shehu bën parashikimin për 12 shenjat e zodiakut

Dashi

Një energji e shumëpritur do ju ngrejë moralisht dhe do ju jap fuqi dhe shanse për të bërë gjëra të reja në jetën tuaj, si në planin personal ashtu edhe në atë profesional. Duhet tu shmangeni përballjeve me ligjin apo njerëz me pushtet.

Demi

Ju se brendshmi do keni një zjarr të pashuar, një pasion të madh, një dashuri të fshehtë qe mund t’ju lodh apo t’ju stresojë nëse nuk e gjeni rrugën e duhur për t’u realizuar.

Binjakët

Jeta juaj sociale, shoqërore apo qëllimet tuaja do jenë në rrugën më energjike të mundshme dhe mund të fitoni reputacion nëse bëni nje betejë të zjarrtë dhe të sinqertë.

Gaforrja

Marsi në Dash ju fton në duele dhe sqarime apo në ngacmime të fuqishme me të cilat duhet të përballeni me antagonizëm, por edhe me burrëri e shenjestër të saktë.

Luani

Marsi në Dash do bëhet aleati juaj në një cështje shumë të rëndësishme apo në një betejë ku mendohej se i kishit mundesitë të pakta për të fituar. Sidomos në cështje ligjore, komunikimi me jashte dhe në dashuri.

Virgjeresha

Do futeni në një periudhë me shpenzime të fuqishme të cilat ju ftojnë të bëni investime apo të sqaroheni me të kaluarën në cështje ekonomike. Po ashtu në jeten erotike do keni shumë xhelozi dhe përballje.

Peshorja

Marsi del përballë jush dhe kjo ju con në një antagonizëm të dukshëm në të gjitha llojet e marrëdhenieve sidomos në cift dhe bashkëpunime. Kujdes pasi kundershtarët tuaj janë të vendosur për luftë.

Akrepi

Një Mars ne vendin e vet e bën Akrepin më të qartë se me kë ka të bëjë në fushën e ndjenjave dhe në atë ekonomike. Duke ditur pozicionin e kundërshtarit Akrepi do dijë të përballet. Marsi ju fton per jetë të vrrullshme dhe punë në aksion.

Shigjetari

Marsi në Dash është në pozicionin me të mirë për ju në ceshtjet erotike. Shumë pasion, dashuri, flirte, argëtim. Megjithatë nuk do mungojë xhelozia dhe padurimi.

Bricjapi

Një Mars në Dash do të thotë për ju se do fusni flakën në shtëpi. Përpiquni ta kontrolloni apo të bëni për vetë partnerët apo familjarët me tendenca marsiane. Gati për ndeshje apo lodra fuqie.

Ujori

Marsi në Dash do jetë më i miri për ju për udhëtime ide të reja makina apo lëvizje me energji të lartë. Cdo filozofi e juaja do ketë të bejë me antagonizmin ne baze te njohurive dhe infromacionit. Do njihni shume meshkuj ne kete periudhe.

Peshqit

E mbajtët marsin në gji për shumë muaj. Kush ja arriti të mos digjet nga inati, xhelozia apo vetpërmbajtja tani ka mundësi të shpërthejë në kërkesa ekonomike dhe erotike.