.

Covid-19/ Ministrja Manastirliu jep shpjegime në Open për rritjen e numrit të rasteve

Tre javët e fundit në vendin tonë numri i rasteve të reja rritet dita-ditës. Edhe numri i vdekjeve është rritur, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 3 të vdekur.

Për të folur për këtë situatë, në Open në Top Channel është e ftuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Manastirliu tha se pritej një rritje e numrit të rasteve pasi nisi hapja.

“Izolimi rezultoi një strategji e sukseshme në ndalimin e përhapjes së virusit. Me hapjen e vendit ne e prisnim një rritje të numrit të rasteve të reja me Covid. Mund të them se situata është në monitorim në çdo moment.

Kemi indikatorë pozitivë në këtë rritje. Aspekti pozitv është se brenda 48 orëve po bëhet gjurmimi i rasteve”- tha Manastirliu.