.

Aktori i humorit, Florjan Binaj bën tamponin e dytë për koronavirus, del rezultati

Florjan Binaj fiton betejën me koronavirusin! Së fundmi ai ka bërë tamponin e radhës dhe ka rezultuar negativ. Këtë lajm e ka ndarë vetë Binaj përmes një postimi në “Instastory”, ku falenderon të gjithë miqtë e tij që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj kohe izolimi.

“Më në fund, Covid-i më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndjenjën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi,” ka shkruar Binaj.
Binaj u infektua dy javë më parë dhe siç tregoi në një intervistë në “Open”, ai kishte qenë me pushime në Dhërmi dhe nuk kishte marrë xhup me vete. Pasdite pasi kishte dalë nga deti, kishte ndjerë ftohtë dhe një ditë më pas kishte temperaturë.
Pasi ishte kthyer në Tiranë kishte bërë tamponin dhe kishte rezultuar me COVID-19.