.

Aktakuzat për Thaçin/ Flet në Open Spartak Ngjela

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri deklaratën e parë pas aktakuzave të bëra nga Prokuroria Speciale. Thaçi tha se akuzat ishin të pabaza dhe se në momentin që akuza të konfirmohet ai do të japë dorëheqjen.

Situata në Kosovë është tema e diskutimit në pjesën e dytë në Open në Top Channel. Për avokatin Spartak Ngjela, Hashim Thaçi ka bërë gabim me marrëveshjen për shkëmbim kufijsh.

‘Lufta në Kosovë është një luftë guerrile që solli liri. Këta në luftën guerrile mund të kenë bërë diçka gabim. Nuk po shkon në gjykatë fashiste. Ne nuk mund të flasim kundër gjykatës. Thaçi të mbrohet në gjykatë.

Kundër Thaçit dolën Merkel dhe Macron për shkëmbimin e territoreve. Nuk kemi shumë informacione por kemi prcedentin shqiptar. Edhe Enver Hoxha sapo erdhi në pushtet hoqi dorë nga veriu i Shqipërisë”- tha Ngjela.