.

29-vjeçarja trondit policët pas testit të alkoolit, del rezultati më i lartë gjatë një dekade

 

                                                                                                                                          Foto ilustruese

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Australi pasi një grua ka shokuar një shef policie në Queensland duke regjistruar nivelin më të lartë të alkoolit në gjak që ai ka parë në një dekadë.

29-vjeçarja po ecte me makinë në Old Bay Road ku tërhoqi vëmendjen e policisë me mënyrën se si po e ngiste makinën.

Policia ndaloi gruan dhe vuri re që ajo ishte e dehur. Gruaja bëri një test për frymëmarrjen dhe rezultati i habiti të gjithë. Nga 0.05% që është normale, rezultati i saj ishte 0.30%.

“Ky është rezultati më i lartë që kam parë gjëtë shërbimit tim për më shumë se një dekadë, është shumë e frikshme”, u shpreh ai.