.

‘Mamaja ime vetëm qante’, Evi Reçi tregon historinë e frikshme të fëmijërisë

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Evi Reçi ishte së fundmi e ftuar në “Prive”. Gjatë intervistës, ajo ka treguar një ndodhi të frikshme të shumë viteve më parë.

Evi ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur kur ishte 1 vjeç. Prindërit e shqetësuar e kishin kërkuar kudo dhe më në fund e kishin gjetur në një oborr ku luhej muzikë.

“Ka qenë viti 1991, unë kam qenë vetëm 1 vjeç, kur humba nga prindërit e mi. Thjesht hapa derën e shtëpisë dhe ika, u drejtova në një destinacion të panjohur . Prindërit e mi nuk dinin ku të më kërkonin. Mamaja ime vetëm qante dhe në fund më gjetën në një oborr ku kishte muzikë dhe unë kërceja. Në fakt ka qenë një çmenduri që ende sot e kujtoj”, tregoi moderatorja.