.

Të gjithë po pyesin! Ja kush është vajza misterioze që u shfaq papritur në Instagramin e Yll Limanit

Yll Limani është padyshim një nga emrat më të lakuar të muzikës shqiptare, i cili dallohet për tekstet e ndjera e romantike.
Mirëpo, po ashtu ai është ndër artistët më të pëlqyer nga gocat për shkak të pamjes së tij të jashtme.
Ylli duket se është tejet hermetik kur vjen puna te jeta personale dhe mundohet ta mbajë atë sa më larg syrit të mediave.

Deri tani asnjë lidhje e tij nuk është bërë publike, teksa autori i hitit “Nuk po kalojka” është përpjekur që në intervista të jetë sa më i kujdesshëm.

Në një nga intervistat e tij të fundit për “E diell”, Ylli u shpreh me nota humor se sapo të mbarojë karantinën do martohet, lajmi ky që bëri bujë nëpër media. Mirëpo, së fundmi ajo që po çmend fansat e këngëtarit është një video që ai ka postuar në Instastory.

Ai ka publikuar videon ku shihet një vajzë misterioze duke qeshur, teksa nuk rezulton e njohur për publikun.

Për ta bërë sa më të fshehtë, këngëtari ka zgjedhur të mos i bëjë as tag, duke futur të gjitha vajzat në mendime.
Mirëpo përpara se të alarmoheni na lejoni tu themi se vajza në fjalë është partnerja e Erkand Shabanit, menaxherit të Yllit, e cila duket se ruan një marrëdhënie mjaft të mirë me këngëtarin./Iconstyle