.

Mënyra si fle tregon shumë për ty! Zbuloje tani!

Në cilin prej pozicioneve të mësipërme qëndroni kur flini? Secili pozicion tregon shumë për mënyrën sesi ndiheni dhe veproni.

Zbulojeni më poshtë:

1: I trembur

Shtrirë në një anë, por mbledhur si në një pozicion fetusi. Ata që e marrin këtë pozicion janë jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe të shqetësuar për mendimin e të tjerëve. Ata nuk janë njerëz veçanërisht të thjeshtë, por u duhet një besim i vogël për tu hapur.

2: I shoqërueshëm

Ndryshe nga numri 1, ky pozicion tregon një karakter të mirë, naiv dhe të shoqërueshëm. Ata që flenë në këtë pozicion duan të jenë të shoqërueshëm.

3: Personi me dyshime

Ky pozicion nga njëra anë dhe me pjesën e prapme pak të përkulur dhe krahët e shtrirë drejt një individi imagjinar. Këta njerëz janë me mendje hapur, por mbesin cinikë, racionalë dhe dyshues ndaj të tjerëve. Ata vlerësojnë përpara se të marrin ndonjë vendim, por pasi ta kenë bërë, vështirë se ndryshojnë mendim.

4: I rezervuar

Pozicioni me barkun lart dhe krahët anash është tipik për personin e rezervuar dhe jo shumë të prirur për t’u shoqëruar. Për më tepër, këta persona janë shumë të rreptë me veten e tyre dhe me të tjerët. Kërkojnë gjithmonë shoqëri.

5: Shmangësi

Pozicioni me bark dhe duart nën jastëk është tipik për ata që nuk pëlqejnë gjërat ekstreme, por gjithashtu ofendohen lehtë dhe nuk pranojnë kritika.

6: Altruisti

Barku lart me krahë dhe këmbë të hapura është pozicioni i atyre që bëjnë miq lehtësisht sepse janë jashtëzakonisht empatikë. Ata janë të mirë në dëgjim dhe japin gjithmonë mbështetjen e tyre.