.

I izoluar prej disa ditësh pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, si po shkon karantina për Florjan Binajn?!

Pak ditë më parë, bëri bujë lajmi se aktori i njohur Florjan Binaj ishte infektuar me Covid-19. Flori e ka konfirmuar vetë këtë lajm, duke treguar se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë dhe ai është vetëkarantintuar për 14 ditë.

Por si po shkon ky izolim për aktorin? Ai ka publikuar në ‘Instastory’ një qen që fle gjithë kohën, duke shkruar: “Të 7-tat e karantinës”. Me sa duket, aktori po e shfrytëzon këtë kohë për të pushuar dhe për t’u qetësuar nga angazhimet e përditshme.

Kujtojmë se të dielën ai nuk mungoi në “Portokalli”, duke u shfaqur përmes “Skype-it”. Disa ditë më parë ai tha se ndihej mirë dhe se nuk kishte simptoma.

“Jam shumë mirë, po kryej këtë dënim për krim të pakryer, arrest shtëpie, por nuk kam asnjë simptomë. Bëra tamponin e famshëm, pa pasur shenja, se javës që kaloi isha në plazh dhe pata një temperaturë se u ftoha, se s’kisha xhup me vete, dhe për këtë u bëra merak.

Mendova ta bëj për hir të punës dhe familjes, dhe e prita përgjigjen me qetësinë më të madhe. Dhe kur mora përgjigjen sot, më thanë ke dalë pozitiv, u shqetësova se nuk e prisja por po e kaloj shumë mirë, organizmi im po tallet në një farë mënyre” –tha aktori i humorit.

foto galeri