.

Kosova kthen tifozët në stadiume, po në Shqipëri çfarë do të ndodhë?!

Pasi rinisi sezonin, futbolli kosovar do të kthejë tifozët shumë shpejt në tribuna. Priten modalitetet, por duke nisur nga 28 qershori shfuqizohen masat që detyronin zhvillimin e aktiviteteve sportive pa praninë e publikut. Qeveria në vend votoi mbrëmjen e së martës propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që hyn në fuqi javën e ardhshme. Superliga e Kosovës në futboll, hendboll dhe volejboll, janë sportet e vetme kolektive që kanë nisur aktivitet, ndërsa pritet t’i mbyllin sezonet me praninë e tifozëve në tribuna.
Posterat Tifozet E Tiranes
Ndryshe nga Kosova, rikthimi i publikut në Shqipëri, ku ka nisur vetëm futbolli vazhdon të jetë shumë larg. Në zyrtat e FSHF dhe media është hedhur disa herë ideja, por shifrat e të prekurve nga Covid-19 gjatë javëve të fundit kanë sfumuar shpresat. Pavarësisht se ditën e djeshme edhe në vendin tonë përfundoi gjëdja e fatkeqësisë natyrore, vijojnë të mbeten në fuqi masat shtrënguese, që pengojnë grumbullimet./BW