.

Shokon gazetarja e njohur italiane: Të zhduket populli kinez

Gazetarja dhe moderatorja e njohur italiane, Rita Dalla Chiesa ka shkaktuar shumë debat me postimin e fundit në rrjetin social ‘Twitter’.

Ajo është një mbrojtëse e flaktë e kafshëve dhe ka kërkuar zhdukjen e popullit kinez lidhur me abuzimin, që ata bëjnë me këto gjallesa.

“Kinë, nis festivali i mishit të qenit në Yulin: mijëra kafshë të masakruara. Një mizori e paimagjinueshme. Është mëkat vdekjeprurës të dëshirosh zhdukjen e popullit kinez?” , ka shkruar Dalla Chiesa.

Më pas, ajo nuk u tërhoq nga reagimet e shumta dhe u shpreh për agjencinë e lajmeve Adnkronos: “Nuk kthej mbrapsht asnjë fjalë edhe pse e di që ka shumë aktivistë në Kinë që përpiqen ta evitojnë këtë gjenocid. Kjo gjë nuk mund të tolerohet më”./Newsbomb