.

“Mirëserdhe Emi”, mamaja e Jonida Vokshit i bën pritjen e ëmbël në shtëpi mbesës së porsalindur (Foto)

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë vetëm para pak ditësh. Jonida solli në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin Emi.
Dyshja ende nuk e kanë zbuluar portretin e saj, ndonëse kanë publikuar shpesh momente pranë vogëlushes. Së fundmi, Jonida bashkë me vogëlushen e saj kanë shkuar te gjyshja dhe ambienti që kanë gjetur kanë qenë vërtetë i ëmbël.
Mamaja e Jonidës e ka pritur të voglën me tullumbace dhe zbukurime, duke i uruar mirëseardhjen të voglës së saj. Ajo ka vendosur dhe një krevat për Emin. “Ja si na pret gjyshja”, ka shkruar Jonida krahas një fotoje të publikuar në Instagram.