.

“Ishte vendimi i duhur”, Angelina Jolie tregon arsyen e ndarjes nga Brad Pitt


Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie tha se ishte “vendimi i duhur” për të përfunduar martesën e saj dy vjeçare me Brad Pitt.
Në një intervistë për Vogue India, Jolie foli si rrallë herë për divorcin e çiftit në 2016, duke thënë se vendimi për tu ndarë pas dy vitesh martesë ishte bërë për “mirëqenien” e gjashtë fëmijëve të tyre. “Unë u ndava për mirëqenien e familjes time,” tha ajo. “Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqëndrohem te ta”, u shpreh ajo.

Dyshja u martuan në gusht të vitit 2014 në jug të Francës dhe kanë gjashtë fëmijë së bashku , tre fëmijë biologjikë dhe tre të birësuar.