.

Ministrja Denaj përballet në Open me ekspertë dhe analistë për situatën ekonomike në vend

Ministrija e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj u përball të enjten në mbrëmje në Open me ekspertët dhe analistët, Neritan Sejamini, Besart Kadia, Enton Abilekaj dhe Suzana Guxholli, për situatën ekonomike në vend.

Ndërsa Ministrija Denaj foli për personat që kanë përfituar nga paketat ekonomike të Qeverisë, Abilekaj këmbënguli se çfarë do të bëhet me rreth 7 mijë qytetarë që nuk kanë marrë asnjë lek gjatë 3 muajve.

“Keni marrë 1.1 miliard euro borxh, sa u dhatë shqiptarëve”? Sejamini debaton me Ministren e Financave Anila Denaj.

Ministrja Denaj foli edhe për mundësinë e rimbylljes, sipas saj ky është skenari më i keq dhe do të ishte katastrofë për ekonominë.

Eksperti Besart Kadia akuzoi Qeverinë se po gjobit bizneset në këtë situatë të vështirë krize, Ministrja Denaj nuk i hodhi poshtë akuzat.

E ndërsa Ministrja Denaj bazohej tek shifrat për çdo argument të saj, Guxholli dhe Sejamini e akuzuan se po i shmangej realitetit pasi njerëzit nuk kanë bukë të hanë.

Emisionin e plotë e ndiqni në linkun e mëposhtëm.