.

Matura dhe “Turi”, hartues të testeve të maturës, ekspertë dhe maturantë përballen në Open

Hartuesit e testeve të matures shtetërore u përballën në Open me ekspertë të arsimit dhe studentë. Rezana Vrapi, Drejtoreshë e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Pëllumb Karameta, ekspert i arsimit, Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit dhe Albana Deda Ndoja, Pedagoge në Universitetin e Tiranës debatuan për tezat e matures shtetërore.

Ja si i justifikoi në Open problemet me tezat e maturës shtetërore Drejtoresha e QSHA Rezana Vrapi.

Maturantët pretendojnë se testet e gjuhës shqipe nuk kanë qene pjesë e programit 3 vjeçar, por një pretendim i tillë u hodh poshtë nga hartuesit e testit të gjuhës.

“Provimi nuk ishte vetëm i vështrirë, ai ishte i pazgjidhshëm”, maturantja thotë se ju përgjigj gabim pyetjes së “Turit” që u hodh nga varka.

Ndërtimi i tezave të maturës. kryesisht ajo e letërsisë, futën shpesh në debat Pedagogen Albana Deda Ndoja me Drejtoreshën e Qëndrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapin.

Drejtoresha e QSHA dha një lajm jo të mirë për maturantët, Vrapi deklaroi se nuk i rezulton që në ndonjë pyetje të jetë kaluar niveli i vështirësisë.

Tre Maturantet e ftuara në Open, paralajmëruan se do t’i rikthehen protestave nëse Ministria e Arsimit tërhiqet nga premtimi.

Emisionin e plotë e ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Sinkron