.

Dy vëllezërit Robert dhe Edmond Budina infektohen me COVID-19

Dy artistët e njohur dhe vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, zërat më të fortë të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar kanë rezultuar me COVID-19.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta për “BalkanWeb”. Mësohet se dy vëllezërit Budina i janë nënshtruar tamponit dhe kanë rezultuar pozitivë.

Nuk dihet se nga janë infektuar me koronavirus dy regjisorët, por kujtojmë se ata kanë qenë në krye të disa protestave në kryeqytet që nga 17 maji kur u shemb Teatri Kombëtar, ndërkohë që më pas ndërmorën një tur për firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në disa rrethe.

Të kontaktuar nga “BalkanWeb” familjarët e dy artistëve deklarojnë se kanë bërë tamponin, por nuk kanë marrë ende përgjigje.