.

Lamtumira e fundit: Rita Ora na copëtoi zemrat me fjalët drejtuar gjyshes së ndjerë


Dy ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, humbi një prej personave më të dashur.

Gjyshja e saj u nda nga jeta për arsye të cilat ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa u mësua se varrimi i së ndjerës do të bëhej në orën 15:00 në fshatin Rudicë, komuna e Klinës.

Nuk e dimë nëse këngëtarja ka qenë e pranishme në përcjelljen e saj për në banesën e fundit për shkak të periudhës së vështirë të pandemisë Covid-19.

Mirëpo, në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka hapur zemrën me fjalë të ndjera për gjyshen që nuk jeton më.

“E dashur gjyshe, ti ishe vajza më joshëse, njeriu më punëtor dhe i pavarur që kam njohur. Çdo ditë ajo dilte shëtitje e veshur, duke u dukur shkëlqyeshëm, shkonte merrte kafenë e saj pa ndihmën e askujt që nuk e donte! Ajo ishte shumë e përkujdesur, shumëëëë e fortë dhe me shumë humor. O Zot sa kemi qeshur dhe kur tregonte të vërtetën, nuk kishte filtra. Por ajo falte dashuri dhe përkujdesej me gjithë zemrën e saj. Do të më mungosh çdo ditë! Pusho në paqe pranë gjyshit, e di që do të na mbrosh dhe udhëzosh. Përpiqu të mos festosh shumë atje në Parajsë! Të dua gjyshe.”- janë fjalët prekëse të këngëtares, e cila duket se kishte një raport tepër të ngushtë me gjyshen e saj.