.

“Unë si kam vjedhur shqiptarët”- Plas debati mes Bushatit dhe kryeministrit Rama

Kryeministri  Edi Rama është i ftuar në Open në Top Channel përballë gazetarëve Andi Bushati dhe Enton Abilekaj. Teksa po flisnin për paketat ekonomike për pandeminë e Covid-19, u zhvillua një debat mes Andi Bushatit dhe Edi Ramës.

Debati nisi kur Bushati i tha Ramës që nuk po përgjigjet për pyetjen por futesh në cic-mice të pavlera.

Pjesë ngë debati:

Bushati: Sa të papunë kemi tani? Për këtë nuk po më përgjigjeni dhe po futeni në cic-mice të pavlera. Po takojmë shqiptar që thonë se jemi papunë.

Rama: Nuk janë cic-mice. Po pra po, ti për shqiptarët punon.

Bushati: Unë as nuk i kam vjedhur.

Rama: Vjedhje dhe krim ti e ke në majë të gjuhës, por mua nuk ma thua dot.

Bushati: Nuk më bën nder duke mu dejtuar me ti.

Rama: Ti nuk e meriton junë time.

Bushati: Është çështje edukate, jo personale.

Bushati: Është çështje edukate, jo personale. E morëm vesh që ska një paketë tretë. Edhe ato që janë të papunë e morën përgjigjen.

Rama: Po ushqen anën ekonomike të revolucionit.

Bushati: Nuk do ushqe krahun eoligarkëve.

Rama: Hapni fjaorin dhe shikojeni se çfaë do të thotë oligark.

Bushati: Kur ske argumeta vazhdon me barceleta.