.

Dhuna ndaj 15-vjeçarit/ Flet avokati i familjes: Do ngriten 2 padi ndaj Ardi Veliut

 

Ditët e fundit dy ngjarje të rënda tronditën opinionin public. Një 15-vjeçar në Tiranë u dhunua nga polica, ndërsa në adoleshente u përdhunua në Babrru dhe policia nuk reagoi.

“Dritëhijet e policisë” është tema e diskutimin sonte në Open në Top Channel. I ftuar në emision foli edhe Lavdosh Shehu, avokati i familjes Çobo.

Shehu tha se dy padi do të ngriten ndaj Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu. “Ndaj Ardi Veliut do të ngriten dy padi. Njëra për shpifje dhe tjetra për përdorimin e mjeteve personale.

Videoja e nënës së 15-vjeçarit që Ardi Veliu publikoi është një video personale e publikuar vetë nga zonja në rrjetet e saj sociale. Kjo video është përdorur në Këshillin e Sigurimit”- tha Shehu në Open.