.

Vetëm 24 orë nga përfundimi i afatit, Hajdari ftesë publike anëtarëve:Të mos mbyllet mbledhja pa përmbushur këto kërkesa


Sot në orën 17:00 pritet që të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.
Deputetja e PD Rudina Hajdari me anë të një statusi në FB shkruan se nuk duhet q ëtë mbyllet mbledhja, pa u përmbushur një sërë cështjesh.
Hajdari shprehet se duhet që të vendoset për sistemin zgjedhor, përr teknoligjinë në zgjedhje, administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore si dhe për Kolegjin Zgjedhor.
Postimi i ish deputetes Rudina Hajdari:
Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:
Sistemin Zgjedhor;
Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;
Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;
Kolegjin Zgjedhor.
Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura.
Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar.
Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat.