.

Tronditet SHBA, vritet një polic gjatë protestave, plagoset rëndë një tjetër


Dy oficerë të Shërbimit Federal të Mbrojtjes raportohet se janë qëlluar me armë gjatë protestave të djeshme në SHBA për vdekjen e George Floyd, një prej të cilëve ka vdekur nga plagët.

Shërbimi Federal i Mbrojtjes tha se dy policët ishin qëlluar në ditën e tretë të protestave . Autoritetet thanë se të dy oficerët ishin dërguar në spital ku një prej tyre vdiq prej plagëve.

Në deklaratën e tij autoriteti policor tha: “Dy oficerë të Shërbimit Federal të Mbrojtjes, të stacionuar në ndërtesën Oakland Down Town pësuan plagë me armë zjarri. Për fat të keq një prej tyre vdiq nga plagët.”

Vrasja ndodhi disa orë pasi policia amerikane njoftoi se kishte arrestuar dhe akuzuar për vrasje të gradës së tretë oficerin e Minneapolis, Derek Chauvin, i cili shihej në videon e vrasjes duke mëshuar me gju prapa qafës së viktimës George Floyd. Por lajmi i arrestit nuk duket se ka shuar zemërimin e qytetarëve për dhunën dhe racizmin në polici.