.

Pandemia e COVID-19/ Maqedonia e Veriut vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 14 ditë

Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut ka vendosur zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 14 ditë të tjera për shkak të pandemisë së COVID-19.
Këtë e bëri publike vetë presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
“Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është marrë me qëllim që t’i mundësohet Qeveris që më lehtë dhe më mirë bashkë me institucionet shëndetësore të mund të përballen me pandeminë, dhe kjo nuk ka kurrfarë lidhje me datën për mbajtjen e zgjedhjeve”, deklaroi Pendarovski