.

“Nuk marr dot frymë”, vijojnë protestat në SHBA.Sulmohet selia qendrore e CNN

Protestuesit janë përplasur sërish me policinë në disa shtete amerikane, për të katërtën ditë radhazi, lidhur me vrasjen e një afro-amerikani gjatë një arrestimi nga policia në Minneapolis.

Qindra persona manifestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar drejtësi për George Floyd. Shumë prej tyre mbanin në duar fotografi e të ndjerit, ndërsa brohorisnin fjalët e tij të fundit: “Nuk marr dot frymë”.

Nuk kanë munguar protestat edhe në vende si Minesota, Kaliforni dhe New York. Manifestuesit u përballën me ndërhyrjen e ashpër të policisë, teksa në disa zona dogjën godina dhe automjete. Në Atlanta, ndërtesa të shumta u sulmuan, përfshirë selinë e gjigandit mediatik, CNN.

Korrespodenti i CNN, Nick Valencia filloi të raportonte për skenën e frikshme nga një shkallë brenda ndërtesës, me një turmë të zemëruar që qëndronte në anën tjetër të xhamit së thyer.

“Unë kam një vajzë dhe grua që dua të kthehem në shtëpi sonte,” tha Chris Cuomo.

Sipas CNN, të paktën një polic është sulmuar. Për më tepër, dyert dhe dritaret janë shkatërruar, bomba tymi dhe fishekzjarre janë hedhur në ndërtesë. Ka edhe të arrestuar po ende nuk dihet pse protestuesit sulmuan CNN.

“Ajo që unë shoh duke shkuar në rrugët e Atlanta nuk është Atlanta. Kjo nuk është një protestë. Kjo nuk është në frymën e Martin Luther King. Ky është kaos”, thotë kryebashkiaku i qytetit Keisha Lance Bottoms./ABC