.

Miriam Cani feston ditëlindjen, Alban Skënderaj i bën urimin romantik. Ja sa vjeç mbush këngëtarja (FOTO)

Dita e sotme është mjaft e veçantë për këngëtaren e njohur, Miriam Cani, pasi feston 35-vjetorin. Mes shumë urimesh që këngëtarja ka marrë, pa dyshim ai më i bukuri është i bashkëshortit të saj, këngëtarit Alban Skënderaj.

Këngëtari ka publikuar disa foto që tregojnë historinë e tyre të dashurisë dhe i ka shkruar disa fjalë romantike. “Gëzuar ditëlindjen shpirt. Faleminderit që i jep ngjyra jetës sime”, shkruan Albani.  Menjëherë postimi ka marrë urime të shumta nga fansa e kolegë, të cilat i urojnë shumë vite të lumtura këngëtares.