.

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Levan-Tepelenë, viktima ende në rrugë (FOTO)


Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në aksin Levan – Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kafaraj. Mësohet se viktimë ka mbetur një shtetas i seksit mashkull, që ishte duke udhëtuar me motor.

Viktima po ecte me motor, kur u përplas fatalisht nga një automjet në lëvizje. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe mjekë të Spitalit të Fierit.

‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ende viktima është në rrugë, ndërsa është mbuluar me një carcaf./BW