.

“Shqiptarët varfërohen, qeveritarët pasurohen”, ish-deputetja e PD-së tregon detajin që zhyti në krizë bizneset shqiptare


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa ka shoqëruar kreun e demokratëve, Lulzim Basha në takimin që ai ka pasur me disa biznese ditën e sotme, ka treguar edhe problemin kyç që I ka varfëruar ato dita ditës në këtë krizë pandemie.

Në një postim në facebook, Tabaku shkruan se problemi kryesor I tyre ishte vendimi i qeverisë për të mbyllur bizneset herët dhe veçanërisht të dielën. Këtë vendim edhe kreu i opozitës e ka cilësuar si të paligjshëm dhe të dëmshëm për ekonominë.

“Shqiptarët varfërohen, bizneset mbyllen dhe borxhi që ne do të paguajmë me taksa rritet, por qeveritarët dhe hajnitë pasurohen”, shkruan ndër të tjera Tabaku.

Reagimi I plotë:

RAMAVIRUSI është pandemia që po shkatërron bizneset këto 7 vjet përmes taksave të larta dhe sjelljes arrogante. Të gjithë bizneset dhe konsumatorët që takuam shprehën shqetësime të ngjashme.

Të harruar nga qeveria jo vetëm në kohë më të mira por edhe gjatë këtyre muajve të ferrit nga pandemia. Bizneset në zgrip të kolapsit, qytetarë që nuk kanë të ardhura për të mbajtur familjen. Thuajse të gjithë bizneset ankohen se konsumi ka rënë me 70% gjatë kësaj periudhe ndërsa pasiguria shtohet si pasojë e një pritshmërie edhe më të ulët.

Shqipëria është vendi me taksat më të larta në rajon, jemi vendi që taksojmë punën dhe biznesin më shumë se kushdo tjetër në raport me të ardhurat. Njëkohësisht jemi vendi që kemi vendosur në dispozicion 0.86% të PBB-së prë krizën ekonomike, më i ulëti në rajon. Në mes të kësaj flame ekonomike qeveria do të “nxjerrë nga dheu” 30 mln euro që Rama të ndërtojë kullat në qendër të Tiranës.

Shqiptarët varfërohen, bizneset mbyllen dhe borxhi që ne do të paguajmë me taksa rritet por qeveritarët dhe hajnitë pasurohen. Problemi i të gjithë bizneseve ishte vendimi i qeverisë për të mbyllur bizneset herët dhe veçanërisht të dielën, vendim që kreu i opozitës e ka cilësuar si të paligjshëm dhe të dëmshëm për ekonomi./panorama