.

Rritja e numrit të infektuarve në dy ditët e fundit/ Kreu i Urgjencës Kombëtare jep shpjegime

Ndërkohë që pritet hapja e vendit,  në ditët e fundit ka pasur një rritje të numri të infektuarve me Covid-19.

Në Open në Top Channel foli, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ku dha një shpjegim për këtë rritje të numrit. Sipas Brataj numri është rritur nga ulja e vigjilencës.

“Shikohet që është ulur vigjilenca. Njerëzit mendojnë se virusi ka ikur dhe nuk i kushtojnë shumë vëmendje masave të distancimit social. Pastaj numri është rritur në dy vatra, dje në Call Center dhe sot në spital”- tha Brataj.