.

Rreth 800 mijë të infektuar me koronavirus në Amerikën Latine, gjysma në Brazil

Nëse në pjesën tjetër të botës të gjitha shtetet kanë kaluar në fazën 2 të masave ndaj koronavirusit dhe numri i të infektuarve është në rënie në Amerikën Latinë po ndodh e kundërta.
Ditët e fundit shifrat e të prekurve nga koronavirusi kanë rritur me rritmë të shpejta. Në 24 orët e fundit janë kanë rezultuar pozitiv 32 mijë persona nga të cilët kanë humbur jetën 1.900 persona. Në total në Amerikën Latine janë infektuar 798.553 persona nga të cilët kanë ndërruar jetë 43.304.
Brazili, i cili është dhe vendi i dytë bë botë për numrin e të infektuar ka gjysmën e prekurve dhe gjysmën e viktimave në Amerikën Latinë. Në Brazil deri më sot janë infektuar me COVID-19 391.222 persona nga të cilët kanë vdekur 24.512.
Pas Brazilit është Peruja me 129.751 të infektuar dhe 3.788 të vdekur, më pas Kili me 77.961 persona të infektuar dhe 806 të vdekur. Meksika ka 74.560 të infektuar dhe 8.134 të vdekur.
Më pas është Ekuadori më 37.656 e 3.221, Kolumbia me 23.003 e 776, Republika Domenikane me 15.264 e 468, Argjentina ka 13.228 të infektuar dhe 490 të vdekur, Panamaja 11.183 të infektuar dhe 310 të vdekur dhe Bolivia 6.660 të infektuar dhe 261 të vdekur.