.

Qarkullimi i makinave, kufijtë, plazhet…/ Rama jep lajmin e mirë: Ja kur hapet komplet Shqipëria

Kryeministri Edi Rama thotë se kjo është java e fundit e kufizimeve në kuadër të masave kundër koronavirusit dhe më 1 qershor Shqipëria do hapet komplet.

“Më 1 qershor hapim kopshtet dhe çerdhet, kufijte tokësore dhe qarkullimin e makinave në të gjithë vendin. Do hapim edhe plazhet, por nuk do lejojmë subjekte private të vendosin çadra, përveç hoteleve. Kjo është java e fundit e ndalimeve dhe kufizimeve”, tha kreu i qeverisë.

Rama iu përgjigj edhe atyre që e akuzojnë se merr vendime në Facebook.

“Dua t’u përgjigjem atyre që thonë se kompetencat i mori facebooku im shtetit. Asgjë që kam postuar në facebook nuk ka qenë e papublikuar më parë në dokumentet e shtetit. Faqja ime ka përshpejtuar përhapjen e informacionit. Nuk bëhej kjo vetëm me mediat tradicionale. Shqipëria është histori suksesi. Më 1 qershor hapim kopshtet dhe çerdhet, kufijte tokësore dhe qarkullimin e makinave në të gjithë vendin. Do hapim edhe plazhet, por nuk do lejojmë subjekte private të vendosin çadra, përveç hoteleve. Kjo është java e fundit e ndalimeve dhe kufizimeve. Të premten do japim më shumë detaje”

Rama njoftoi se të pezulluara do të mbeten transporti publik, dasmat dhe ceremonitë mortore me shumë njerëz.