.

‘Më thuaj kush je, do të vras’- Kreu i Urgjencës Kombëtare flet për kërcënimet që mori gjatë pandemisë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Open në Top Channel foli për situatën e Covid-19 në vendin tonë. Brataj tregoi edhe momentet më të vështira në këtë mision.

Brataj tha se ai është kërcënuar dhe se momentet më të vështira kanë qenë gjatë kohës kur shpërtheu virusi.

Cili ka qenë moment më i vështirë?- e pyeti Eni Vasili.

‘Momentet më të vështira kanë qenë diku nga data 13-14-15 mars. Kemi pasur një numër të madh telefonatash në numrin 127. Koha mesatare e pritjes në telefonatat në numrin 127 ka qenë 18 sekonda, por gjatë kësaj periudhe koha e pritjes shkoi 40-50 sekonda’- tha Brataj.

Keni marrë kërcënime?- e pyeti Eni Vasili.

‘Po kishte shumë. ‘Do të vras, më thuaj kush je’- ishin disa nga kërcënimet. Nuk jam kërcënuar vetëm unë, por edhe pjesa tjetër e personelit tek Urgjenca Kombëtare që u morën me telefonatat në numrin 127. “Kur kishim ndonjë rast pozitiv në një pallat, merrnin gjithë banorët e pallatit dhe kërcënonin. Njëri thoshte jam gjyqtar, hajde merreni (të infektuarin) se do t’ju ndjek penalisht.’- tha Brataj.