.

“Ku të mbytem? Me mua tallin b*thën dhe më ulin ndihmën”, qytetarja kap për dore Bashën dhe i qan hallet

Kryetari i Partisë Demkoratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar takime me tregtarët e tregut Agro-Ushqimor në Rrogozhinë. Basha ka kryer inspektime në këtë treg, në të cilin ka dëgjuar edhe hallet dhe problemet e qytetarëve. Një nga tregtaret është shprehur se burrin e ka depresion dhe se shteti i jep shumë pak ndihmë ekonomike. Teksa tregoi problemet e saj, ajo kapi për dore kryedemokratin. Ndërsa kreu i PD-së e ka dëgjuar me vëmendje.

“Jam veti i katërt, burrin sëmurë, vetë sëmurë. Kam dy goca, kam bërë kërkesë për ndihmë. Ndihmat kanë shkuar nëpër vilat dhe me mua tallin b*thën. Më kanë thënë këtu që jepi helm burrit, helmoje. Unë të hyj në burg dhe fëmijët e mi të ngelen jetimë. M’i kanë ulur ndihmat ekonomike. Ma kanë bërë 9 mijë lekë. Çfarë do të bëj unë me këto para? Unë i paguaj Edi Ramës çdo taksë. Burrin e kam në depresion. Ku të mbytem kam dy fëmijë për të rritur.”, u shpreh tregtarja ndaj Bashës.

“Shpëtimi i vetëm është që ju me votën tuaj t’i drejtohemi kutive dhe t’i japim fund kësaj të keqeje. Kjo situatë duhet të marrë fund”, deklaroi Basha.