Kryeministri Edi Rama njoftoi të mërkurën se kjo është java e fundit e masave kufizuese. Kreu i qeverisë bëri me dijë se do të hapet gjithçka, përveç disa aktiviteteve si transporti publik.
Rama bëri me dije se do ketë kufizime në dasma dhe funerale, ndërsa aktivitetet kulturore dhe sportive do jenë pa spektatorë.
Rama foli edhe për valën e dytë të COVID-19
“Vala e re mund të vijë me të ftohtin dhe në ardhtë do ta përballojmë patjetër. Ne po përgatitemi. Struktura e re spitalore në autostradën Tiranë-Durrës po përgatitet me të gjitha mjetet mbrojtëse”