.

Flet deputeti në Open: I infektuar prej 60 ditësh, 49 ditë kam qëndruar në spital

Deputeti, Adriatik Alimadhi është një ndër personat e infektuar me Covid-19. Ai bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për situatën e tij.

Alimadhi tha në Open se ai ka rreth 60 ditë i infektuar dhe se nuk e di nga kush mund të jetë infektuar, pasi ka pasur shumë kontakte.

Sa ditë keni të infektuar?- e pyeti Eni Vasili.

“Kam qëndruar 49 ditë në spital dhe tani në 14 ditë në regjim shtëpie. Në total i bie diku rreth 60 ditë i infektuar”- tha Alimadhi.

Si paraqitet gjendja juaj shëndetësore?- e pyeti Eni Vasili.

Pas skanerave të bërë rezulton që mushkëria funksionon në 70% të saj- shtoi deputeti.