.

Emri/ Tragjike në Mamurras! Gruaja e ish-boksierit gjendet e djegur në banesë, dyshohet se…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Mamurras, ku një 69-vjeçare është gjetur e djegur në banesën e saj, ku jetonte e vetme. Mësohet se viktima, Gjelina Hoti, është bashkëshortja e ish-boksierit Pal Hoti.
Dyshohet se 69 vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë dhe më pas është djegur.

Kanë qenë fqinjët e saj, ata që kanë lajmëruar policinë, pasi prej disa ditësh nuk e kishin parë 69-vjeçaren jashtë banesës. Pasi kanë shpërthyer derën,  zjarrfikësit e kanë gjetur të shkrumbuar brenda.