.

VIDEO këshilluese/ Kujdes! Ja si mund të përhapet koronavirusi në transportin publik


Një video e animuar zbulon sesi një person i infektuar me coronavirus mund ta përhapë lehtë COVID-19 në transportin publik.

Sipas mediave të huaja, simulimi i krijuar nga shkencëtarët në Universitetin e Oregon, tregon sesi një person i infektuar mund të shpërndajë spërkalat e virusit duke folur me dikë afër, nëse nuk respekton distancimin fizik.

Megjithëse pikat e virusit nuk shkojnë edhe aq larg nëse teshtitni, ato ende mund të “udhëtojnë” më tej nga bisedat ose frymëmarrja.“Nëse merrni frymë dhe flisni, atëherë spërkalat mjaftojnë të ‘udhëtojnë’ sa duhet për të infektuar dikë që qëndron përballë jush”, ka thënë shkencëtari Julian Tang për BBC News.

Spërkalat e virusit më pas mund të barten më tej përmes sipërfaqes, që personi infektuar i ka transmetuar.

Shkencëtarët paralajmërojnë që të pastrohen duart në mënyrë të vazhdueshme dhe të barten maskat në ambiente të tilla për të ndaluar përhapjen e virusit.