.

Skena tronditëse/ Nëna vret djalin autik, e shtyn në kanal dhe ia mbath me vrap (Video)

Një nënë 45 vjeçare është filmuar teksa po shtynte djalin e saj autik në një kanal në tentativë për ta vrarë.
“Patricia Ripley pretendonte se 9 vjeçari ishte rrëmbyer nga dy burra me ngjyrë në mënyrë që të shpjegonte zhdukjen e të birit”, tha policia.
Fillimisht Alehandro u shpëtua nga dëshmitarët e ngjarjes.
Trupi i 9 vjeçarit i cili nuk ishte në gjendje të fliste u gjet në kanal në Maiami teksa përpiqej të qëndronte sipër në mënyrë që të mos mbytej.
Ripley më pas e çoi në një tjetër kanal në Miccosukee Golf ku arriti ta mbyste të birin.Fatkeqësisht aty nuk ishte askush që ta shpëtonte.
Nëna e goditi në kokë dhe më pas e shtyu në ujë. Tashmë ajo po përballet me akuzën për tentativë vrasjeje me paramendim.
Ende nuk është marrë asnjë vendim nëse prokurorët do kërkojnë dënim me vdekje nëse shpallet fajtore për vrasjen e djalit të saj./Hapur.al